“Stupcat”, çdo mbrëmje në T7

Skema programore e Televizionit T7 nga e hëna do të pasurohet me disa prej serialeve më të njohura vendore.

“Stupcat”, “ShengenViza”, “Hamdiu dhe Shyretja” dhe “Ekspertiza” – prodhime të “Gjirafës” – do të vijnë çdo natë në ekranin tuaj.

Nga e hëna deri të premten, në orën 20:05 dhe në orën 22:20, do të mundë t’i ndiqni legjendat e humorit kosovar dhe aktorët më të mirë të dekadës së fundit, në projektet më të rëndësishme televizive.

Për herë të parë në Televizionin T7.

Televizioni më i ri në vend, T7, i cili është shndërruar brenda pak kohësh në televizionin më të ndjekur në vend, nga e hëna vjen me një skemë plotësisht të re programore.

Serialet më të dashura për publikun kosovar, do të vijnë në ekranin tuaj çdo mbrëmje, nga e hëna deri të premten.

Dhe, gjithçka nis të hënën më 10 shkurt.

Stupcat, projekti më i madh i humorit në Kosovë, do të vijë në ekranet tuaja çdo të hënë dhe të martë, në orën 20:05.

“ShengenViza”, seriali më i ndjekur vendor, do të transmetohet çdo të mërkurë dhe të enjte në orën 20:05.

“Hamdiu dhe Shyretja”, mini-seriali i famshëm në rrjetet sociale, ndërkaq, do të transmetohet çdo natë nga ora 22:20.

“Ekspertiza”, debati satirik i aktorëve më të dashur për publikun kosovar, do të vijë, po ashtu, shumë shpejt në ekranin e Televizionit T7.

Të gjithë serialet janë prodhim i “GjirafaVideo” dhe transmetohen për herë të parë në një televizion.

Por, befasitë në skemën programore të Televizionit T7 nuk përfundojnë këtu.

Përveç emisioneve të etabluara tashmë; si “Pressing”, DPT me Fidanin”, “FrontalLIVE”, “Gjesi”, Prizma”, “Debat me Agim Kasapollin”, “A show” me Adi Krastën, “Favorit”, “Liga e Kampioneve” etj., Televizionit T7 në këtë sezon shumë shpejt do t’i shtohen edhe një sërë emisionesh tjera dhe figura shumë të dashura të ekranit kosovar./Express/