Sudani njohu sot Kosovën, por një mjek nga ky shtet ka punuar në Gjilan nga vitet 70-ta

Sudani e njohu sot Kosovën, por ju nuk e dini me siguri se këtu punoi një mjek nga ky shtet afrikan që në vitet e 70-ta.

Ai ishte pediatri Andrea Lodongi, i cili tërê karrierën e tij e ushtroi në qytetin e Gjilanit.

Ismail Veliu nga ky qytet, me siguri duke iu referuar shënimeve tê babait të tij, Ramiut, punëtor shëndetësor ndër më të hershmit (nuk jeton më), ka thënë se mjeku nga Sudani punoi gjatë në Gjilan.

“Ky është Andrea Lodongi i lindur në jug të Sudanit, në vitin 1948.

Dr. Andrea erdhi ne Gjilan ne vitin 1976, ku pas perfundimit të studimeve, filloi të punojë si pediatër.

Dr. Andrea i përkushtuar në punën dhe profesionin e tij u kujdes per të gjithë deri në pensionim.”/Mediafokus.