‘Suedezët’ zihen mes vete për pronë në Kosovë
Një familje kosovare me shtetësi suedeze kanë probleme pronësore në vendin e tyre në Prizren.
Familjarët kanë kanosur babë e bijë, të cilët rastin e kanë raportuar në polici.
Rr. Selajdin Braha, Prizren 10.03.2023 – 16:50. Njësitet policore pas pranimit të informatës për kanosje, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimat (babë e bijë) me shtetësi suedeze, të cilët kanë deklaruar se për çështje pronësore, përmes telefonit janë kanosur me vrasje nga të dyshuarit: bashkëshortja, djali e vajza po ashtu me shtetësi suedeze, të cilët kanë ardhur në Kosovë. Të dyshuarit sapo kanë arritur në ANP Adem Jashari, nga njësitë policore janë shoqëruar në Stacionin Policor Prizren. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

