Suedezi arrestohet në aeroportin e Prishtinës për vjedhje

Një person, shtetas suedez, është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, nën dyshimin për vjedhje.

ANP Adem Jashari 26.06.2022 – 02:00. Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.