Suedia e fiton Eurosongun 2023, Shqipëria e 22-ta
Suedia ka fituar Eurovision 2023. Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, të cilat, bashkē me mbi 200 vota nga publiku, ishin të mjaftueshme për të kaluar Finlandën.
Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u rendit e 22-ta duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.
Sa i përket jurive profesioniste, kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia.
Nga ana tjetër juria shqiptare i dha 12 pikë Suedisë, 10 pikë Armenisë dhe 8 Estonisë.
Totali 76 pikë
Pikët për Shqipërinë nga juria (17 pikë)
Moldavia 1
Azerbaixhani 8
Rumania 5
Greqia 3
Vota e publikut 59.

