Sulm në drejtorinë e policisë së Kharkiv, përfshihet nga flakët ndërtesa
Agjencia e lajmeve UNIAN raporton se një sulm me raketë në Kharkiv ka goditur ndërtesën e drejtorisë së policisë së qytetit.
Një video e postuar në kanalin Telegrami një këshilltari të qeverisë ukrainase duket se tregon një ndërtesë të përfshirë nga flakët.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu nën “pushtimin” e flakëve.

