“Sulmet e Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti”, kryetari i degës së LVV-së reagon pas pritjes që iu bë Kurtit në Skënderaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degës se LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

“Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Mehani publikoi edhe pamje: