“Sulmi në Donbas ka nisur”
Sulmi në rajonin e Donbasit ka nisur. Kështu ka deklaruar një zyrtar i lartë ukrainas ditën e hënë.
Vadym Denysenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme, tha në televizionin shtetëror se “në këndvështrimin tim, sulmi i madh ka nisur tashmë”.
“Duhet të kuptojmë se nuk ka për të qenë një përsëritje e 24 shkurtit, kur nisën sulmet e para ajrore dhe ne thamë “nisi lufta”. Sulmi i madh “de-facto” sapo ka nisur”, u shpreh Denysenko.

