Sulmohen dy gardianë në Burgun e Gjilanit
Janë sulmuar fizikisht dy gardianë të Burgut të Gjilanit, i cili gjendet në Pasjak të komunës së Novobërdës.
Ata janë sulmuar nga një i burgosur.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10. Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

