Sulmohen me shufra druri derisa ishin duke përcjellë një garë me qen

Dy persona në Pejë janë sulmuar me shufra druri derisa ishin duke e përcjellë një garë me qen.

Rasti është cilësuar tentim vrasje.

Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme, thuhet në njoftim.