Sulmohen seksualisht dy të mitura në Kamenicë
Policia e Kosovës njofton se janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, nën dyshimin se i kanë sulmuar seksualisht dy vajza të mitura.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 1 shtator në Kamenicë, rreth orës 00:10.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë sulmuar seksualisht dy femra kosovare (të mitura). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

