Sulmohet me armë automjeti që transportonte paratë e bankave në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një automjet që transportonte para për bankat, është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë Hashani.

Policia e kosovës njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Nuk dihet nëse hajnat kanë arritur të vjedhin paratë.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.