Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Një raketë ka goditur një “helipad” brenda kompleksit të ambasadës amerikane në Bagdad, sipas dy zyrtarëve irakianë të cituar nga agjencia e lajmeve AP.

Ambasada nuk ka bërë ende komente, por pamjet tregojnë një re tymi që ngrihet mbi objekt.

Ajo ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura nga raketat dhe dronet e grupeve të lidhura me Iranin, shkruan skynews.