Sulmohet me thikë nga personi i panjohur

Një person në Pejë e ka njoftuar policinë se ishte sulmuar në rrugë nga një i ri, i cili i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka deklaruar se nuk e ka njohur sulmuesin.

Rr. Esat Mekuli, Pejë, 30.04.2021-18:30. Viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Pejë pasi që i njëjti ka deklaruar se në rrugë është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga një person i dyshuar i moshës së re. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.