Sulmohet roja e pyllit
Një roje pylli është sulmuar në Kërpimeh të Podujevës dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ndodhet në trajtim në QKUK, thotë policia përmes një njoftimi.
Tashefc, Kërpimeh, Podujevë 21.04.2021 – 11:24. Ankuesi mashkull kosovar roje e pyllit ka raportuar se deri sa ka tentuar që të bëjë fotografimin e vendit të ngjarjes është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar dhe si pasojë ka të lënduar gishtin e dorës . Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në Podujevë e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari deri me tani nuk është intervistuar.

