Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi janë sulmuar nga një qytetar në Prishtinë.
I dyshuari pasi ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar me procedurë të rregullt.
“Prishtinë 21.11.2025 – 02:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerje të veprës së lart-cekur, gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në QKUK ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj në konsultim me prokurorin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

