Sulmuan zyrtarët policorë në veri, arrestohen 4 të rinj serbë
Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim.
Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare dhe sipas Policisë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar nga burimet e veta se të arrestuarit janë: Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic. (foto ilustruese)

