SUPER LAJM: Trump thotë se vaksina anti-COVID-19 do të jetë gati brenda dy jave

Presidenti amerikan, Donald Trump, para pak minutash ka dhënë lajmin e madh se brenda dy javësh do të jetë gati vaksina anti-COVID-19, raporton Mediafokus.info.

“Miliona doza do të shpërndahen kudo në SHBA. Me një president tjetër, vaksina do të merrte kohë nga tre deri në pesë vjet, ndërsa me mua Presindet, për më pak se një vit vaksina do të jetë në gjendje të shpërndahet. Pra, pesë herë më shpejt ka ndodhur nxjerrja e vaksinës me mua president. Do të vije brenda dy jave vaksina. Ne jemi gati për të ecur përpara”, tha Trump, në konferencën e jashtëzakonshme për media në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Mediafokus.info.

“Fillimisht, vaksina do të shpërndahet për mjekët dhe infermierët, pastaj për personat në moshë”, shtoi Trump, transmeton Mediafokus.info.

Presidenti amerikan tha se jemi shumë më përpara në agjendë se që mendonim.

“Ne e dimë që ky virus i atakon kryesisht të moshuarit si dhe ata me sëmundje të tjera shoqëruese. Ata, pra, do të t’i marrin së pari vaksinat dhe kjo do të reduktojë hospitalizimin e qytetarëve dhe vdekjet. Duke i vaksinuar të moshuarit, ne do ta kryejmë fazën e rëndë të COVID-19”, ka theksuar Trump./Mediafokus.info/