Superliga e Kosovës në futboll fillon nesër

Pas një pushimi të gjatë, nesër rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Të shtunën, më 11 shkurt do të zhvillohen tri ndeshje të xhiros së 19-të, kurse të dielën edhe dy tjera.

Ballkani udhëton në Malishevë, kurse Drenica e pret Llapin. Gjilani do ta presë Ferizajn.

Të dielën, Trepça ’89 e pret Dritën, kurse Prishtina i shkon Dukagjinit.

Ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Kampion aktual është Ballkani i Suharekës.