“Superpuna”, zgjerohet grupmosha nga 18 deri në 29 vjeç

Qeveria vendosi ta zgjerojë këtë platformë, ku tani grupmosha përfituese do të jetë nga 18 deri 29 vjeç.

Kurti tha se “punë dhe drejtësi është togfjalëshi që është dëgjuar më së shumti në paraqitjet tona publike”.

“Kjo platformë për bizneset e bëri më të lehtë angazhimin e punëtorëve pasi garantoi subvencionimin e pagës me vlerë prej 264 euro për gjashtë muaj me radhë. Ndërkaq punëtorëve, një grupi prej tyre, ua garantoi punën e parë, ndërkaq një grupi tjetër ua garantoi një punë afatgjatë dhe të dinjitetshme”, ka thënë Kurti.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë synim ka qenë mbështetja e punësimit për 10 mijë të rinj. Sipas tij, tashmë ka dyfishim të të punësuarve nën moshën 25 vjeçare.

“Kanë qenë 29 mijë të rinj që kanë qenë duke punuar nën moshën 25 vjeçare. Ndërkaq tash i kemi rreth 62 të rinj e të reja që janë në marrëdhënie pune. Duke parë suksesin për grupmoshën e parë ka qenë patjetër i nevojshëm zgjerimi i moshës”, ka deklaruar ai.