Surprizon Dumoshi: Gjilani shumë shpejt do t`i ketë dy fusha tenisi
Gjilani shumë shpejt do t’i ketë dy fusha tenisi. Kjo është supriza që ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ia bëri sot kryetarit të kësaj Komune, Lutfi Haziri, transmeton mediafokus.info.
“Kështu që, kryetar, gjejeni sa më shpejtë vendin për ndërtimin e këtyra fushave”, i ka thënë ministrja Dumoshi kryetarit të Gjilanit.
Haziri e ka falënderuar këtë fundit, ndërsa e ka lavdëruar pak, duke thënë se e parandaloi shkrirjen e Ministrisë së Kulturës./MediaFokus/

