Suspendohen rreshteri dhe 4 zyrtarët policorë në Prizren
Pas dëshmive të publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, kur Njësia Speciale e Policisë në Prizren gjatë një aksioni policor në qendër të qytetit, torturuan e poshtëruan katër qyetarë duarlidhur në Prizren, janë suspenduar rreshteri Sami Hoti dhe katër zyrtarë policorë, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe katër zyrtarëve policorë – që të gjithë punonjës në Njësinë Speciale Operative) me dyshimin se të njëjtit kanë tejkaluar autorizimet policore gjatë një intervenimi në një lokal në Prizren.
Lidhur me këtë rast që IPK ka qenë duke e hetuar nga IPK, hetuesit kanë pranuar ankesë bazuar në të cilën pretendohet se ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës kurse për rastin e njëjtë sot në media është publikuar një audio-incizim.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, thuhet në njoftim./Mediafokus.info

