Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala
Këshilli Prokurorial i Kosovës, me kërkesë të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të shtetit ka suspenduar kryeprokurorin e Gjakovës, Ramiz Buzhala, raporton Gazeta Sinjali.
KPK ka ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala.
Sipas njoftimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka caktuar Enis Gashin, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Gjakovës.
“Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë”, thuhet në njoftim.
Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë disa pyetje të testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë.

