Sveҫla-Pacollit: Trego, ku je?

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveҫla, po dyshon se deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kaluar ilegalisht kufirin, në veturën e presidentit Thaci.

Sveçla thotë se nëse kjo ka ndodhur, është shkelje e rregullit të karantinimit.

Ai ka kërkur nga Pacolli që të tregojë se ku është.

“Nëse deputeti i Kosovës ishte në veturën e Presidentit me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë rregullën për karantinim. Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq z.Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar Sveçla./Mediafokus.info/