Syla e quan Nasim Haradinajn ‘klloshar’: Veç ban filma kah të folë
Publicisti i njohur kosovar, Valon Syla, i cili njihet për qëndrime të ashpra për çështje të ndryshme, kësaj radhe është marrë me Nasim Haradinajn, transmeton Mediafokus.info.
Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se nëse ka mbetur që Haradinaj ta mbrojë UÇK’në, keq i ka punët.
“Ça u murrë vesh gjithë e ky show me Nasim Haradinajn… Hajt se nuk e ka vra ai kërkon. Veç mushet fryme, e bon filma ka të folë. Në paqtë mbet UÇK me mbrojt ai, keq i ka punët”, ka qenë postimi i Sylës.
Por, ai ka shkuar më larg. Gjatë replikave me komentuesit, në një rast ai e ka quajtur Nasim Haradinajn ‘klloshar’.
“Po thu e kryjti misionin a. Po këta hala veteranët si kanë rahatu. E po flasin kopalla. Por keni qef ju. Runi. Ngoni. Edhe mbroni. Këtë klloshar”, ka shkruar Syla./Mediafokus.info/

