Syla: “Nashta Vjosa e Prindoni tu mësu frangjisht bojnë diçka, se na me anglisht jemi ngul”

Analisti i politikës, Valon Syla, ka thënë se diplomatët e Amerikës dhe BE-së po kërkojnë që të rrëzohet kryeministri Albin Kurti, duke kërkuar një Agim Veliu, që raportohet se u bë shkak për rënien e Qeverisë Kurti 1.

Ai i ka përmendur edhe presidenten, Vjosa Osmani, dhe burrin e saj, Prindon Sadriu.

Si zakonisht, edhe në këtë shkrim, Syla ka shkruar: “Nginu VV qitash”.

Shkrimi i plotë i tij:

Disa diplomatë Amerikanë dhe të BE’së, pe lypin një Agim Veli të ri, tash me fener. Me rrëzu Kurtin. Jo.

Kallxoni që i kanë hup zgjedhjet rrast ata. Keni mendu që partneri është Kurti, Bislla dhe Vjosa.

Nashta Vjosa e Prindoni, tu mësu Frangjisht, bojnë diçka. Se na me anglisht jemi ngul.

Sna ka mbet veç me dalë mi ra tenxhereve me Fitore Pacollin në ballkon si disa gra të diplomatëve të huaj këtu në Prishtinë.

Nginu VV qitash. Edhe ju edhe 51%.