Syla për videot e LVV-së: Kush s’është me ta dhe Kurtin është kriminel, SHIK, PAN, bandë – e kanë humbur elektoratin

Opinionisti Valon Syla në një shkrim në Facebook ka komentuar videot e publikuara së fundmi nga Lëvizja Vetëvendosje ku thotë se kjo po ndodh për shkak se VV e ka humbur elektoratin e gjerë dhe tash po komunikon vetëm me një pjesë të tyre.

Sipas Sylës, thotë se po komunikon veç me pjesën e elektoratit që votuan për inati të të tjerëve dhe që karakterizohen në imagjinatën dhe cakun propagandues të VV-së si UÇK kriminale, SHIK, PAN, etj.

Ai duke radhitur disa nga gjërat të cilat i ka vërejtur në këto video është shprehur se qëllimi i Kurtit është që krejt që nuk janë me të dhe VV të paraqiten si kriminelë, PAN, SHIK, banda.

Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ai ka humbur elektoratin e tij dhe po kërkon të ruaj një pjesë që mund të ruaj.

Ky është postimi i tij:

Për Videot e fundit të VV’së.

Albin Kurti 1 here e nisi me Luftë me e frikësu publikun. Nuk i dhezi. Pastaj i shtoi videot me nxitje kundër politikanëve ndaj të cilëve vet i kishte ndërtuar akuzat dhe rrenat për 15 vjet opozitë. Me këto video ai po e pranon se e ka humbur elektoratin e gjerë dhe tash po komunikon vec me atë pjesë, që e votuan për inati të tjerëve… që karakterizohen në imagjinatën dhe cakun propagandues të VV’së si UÇK kriminale, SHIK, PAN etj.

1. Mas pari u ju kapën Ramush Haradinajt pse ska vdek ai, po veç vllazënia e tij, që përpos që ishte e ult edhe e poshtër, është edhe anti-njerëzore mas pari…

2. Pastaj ju hodhën Sami Lushtakut. Që me nxitë debatin me komandanta që me nxit votuesin anti UÇK… ish Jugosllav dhe atyre që kanë frikë nga një rikthim i tyre…

3. Ju hodhën me rrena Terminalit kishe qenka i djemëve të Isa Mustafës, e që në fakt është firme sllovene ku edhe shteti slloven merr pjesë si akcionar.

4. Pastaj i qitën do banesa të mëdha në Qendër që pronarët janë të Shqipërisë se aty, ska hisedar nga PDK e LDK, edhe pse lejet ja u ka jep Vetëvendosja se ishte 8 vjet në Prishtinë. Pra nuk ishin këta të videos që targetoheshin nga VV.

Qëllimi i Kurtit është që krejt që nuk janë me të dhe VV, të paraqiten si kriminel, si PAN, si SHIK si banda. Vec ai dhe Xhelal Sveçla me kaqketë të jenë të pastër… se Liburni i ngjyjti gishtat në Lagjen Marigona e Bislla Bislimin s’pe merr gjumi prej zbritjes tash, e jo prej rritjes.

Pra me këto video, Albini po e pranon se janë keq, se ska çka reklamon nga punët e veta. Por tërthorazi po i thotë elelktoratit 51% të 14 shkurtit, ani, ani… mos na votoni dhe kritikoni. Por këta të videos kthehen përsëri. Pra kjo është taktika e videos, se veç polarizimi, sharja dhe etiketimi për banda e hajna të 49% të elektoratit me damkosë edhe pse asnjë përveç dhëndrit të Liburn Aliut nuk ra në burg për këta 2 vjet Qeveri dhe 8 vjet në Prishtinë.

A ju kujtohet një dosje me 108 lëndë që e çoi komuna e Prishtinës kur e mori pushtetin VV’ja para 8 viteve. Çka ndodhi? Kush hini në burg?

Askush…

Këta veç pushtetin e dojnë edhe ken’ tu e kallë shtetin veç me marrë pushtetin.

Kaq për videot e reja, frikësuese të VV.

51% shtini në burg, le ta lene video-montazhën.

#albanologji #vv #tuta #video #propaganda.