Sylejmani: Kurti do t’i bëjë ballë edhe kësaj sfide
Aktivisti i LVV, Fehmi Sylejmani e ka lavdëruar liderin e partisë së tij, duke thënë se përkrahja në rritje të vazhdueshme ndaj tij si kryeministër po i pengon të dështuarit.
Ky është komenti i Sylejmanit:
Menaxhimi i mirë i situatës, aftesia e tij personale, komplimentet nga amabasadori amerikan, degjueshmëria dhe sjellja e mirë e qytetarëve, solidariteti dhe mirekuptimi, besueshmëria e vazhdueshme e gjithnje e me masovike e popullit ndaj Albin Kurtit po i pengojne shume te deshtuarve, keqperdoruesve, te paafteve, servileve, matrapazeve, sahanlëpirësve.
Nuk është vendi për gjendje të jashtëzakonshme.
Mos përhapni frike dhe mos e traumatizoni popullin!
Shtetet me më shumë raste të prekura nga virusi nuk janê izoluar.
Me Zotin përpara dhe me qeverinë Kurti do t’i bëjmë ballë edhe kësaj sfide.
Nuk kalon puçi, jo.
Pa panik, e me shume kujdes.

