Sylvester Stallone – 76 vjeçari që sfidon moshën, mahnit me stilin në një paraqitje me gruan e tij

Sylvester Stallone listoi shtëpinë e tij me katër dhoma gjumi në Hidden Hills për 22.5 milionë dollarë (21.1 milionë euro) pasi u transferua në një pronë prej 35 milionë dollarësh (32.9 milionë euro) në Palm Beach, Florida.

Ylli i filmit, 76 vjeç, u pa duke dalë me gruan e tij Jennifer Flavin, 54 vjeçe, në Calabasas të martën në mëngjes, shkruan DailyMail.

Çifti të cilët u ndanë për pak kohë në gusht, qëndruan afër teksa shijonin një shëtitje në lagjen e Los Angelesit.

Ylli i “Rocky” veshi xhinse me një xhaketë gri me zinxhir që kishte veshur me mëngët të përveshur, gjersa kushte vendosur një palë syze dhe kishte mbathur një palë këpucë kafe.

Në njërën dorë mbante një çantë të vogël pazari.