Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjen me Poloninë, ka befasi
Kombëtarja e Shqipërisë, javën e ardhshme do të luaj ndaj Polonisë, në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës.
Selektori i kuqezinjëve, Sylvinho sapo ka publikuar listën finale me futbollistët e ftuar.
Në këtë list ka disa befasi nga tekniku brazilian.
Pas tre vitesh, Anes Mehmeti është rikthyer në kombëtare, fal formës së mirë që po kalon në Championshipin anglez.
Ftesë ka marr edhe futbollisti Nazmi Gripshi.
Risi tjetër është edhe ftesa e parë për ish-futbollistin e Prishtinës, Bujar Pllana.
Ndërkohë në sulm do të mungoj Rey Manaj, për shkak të lëndimit që pësoi javën e kaluar.
Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në Varshavë.
Në rast fitore, Shqipëria në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes Suedi – Ukrainë, për të siguruar biletën për Kupën e Botës.


