‘Syri i kaltër’ bëhet me rrugë të re këmbësorësh
Investimi i kryer së fundmi në rrugën që të çon drejt monumentit natyror, Syri i Kaltër pranë Sarandës, ka bërë që vizitorët të mos provojnë më ndjesi të kundërta, shkruan A2CNN.
Ndonëse sezoni veror është në fillimet e veta, turistë nga Anglia, Gjermania apo Zvicra janë prezentë në Syrin e Kaltër duke shijuar, këtë monument të natyrës, i cili tanimë ka edhe një rrugë të denjë që përshkohet në këmbë për të qenë sa më në harmoni me natyrën përreth.
Syri i kaltër është destinacion që përfshihet thuajse nga të gjitha guidat turistike vendase dhe të huaja që sjellin vizitorë në jugun e vendit.