Syrinikë legjendare

Besa Beqiri Hyseni

Syrinikë legjendare e rrallë
Linde e rilinde kreshnikë çdo kohë
Po ata trima që mëkuan zanat
Në vende të shenjta në troje tona

Mriz, shulla edhe tëbane
Ku hedhëshin valle orë e shtojzovalle
Ku ushtonte Gjoli pa u ndalë
Nënat, si Ajkuna gjëmë mos t’bëjnë

Po ato bjeshkë të Lahutës së Malcisë
Lavditë e Oso Kukës e Ali Gucisë
Po ata kaçakë të historisë
Që mbronin trullin prej Krajlisë

Po ata protagonistë e antagonistë
Që lexova në veprat e letërsisë
Xhezairin e Gjikës dhe Danjollin e Sherkisë
Jetën e luftën në kullat me frëngji

Shkrum e hi, për Liri.

(Frymëzuar nga rrëfimet e dëgjuara
gjatë jetesës në Firajë)

Firajë, më 17 nëntor 2024