Tahiri: Ardhja e Kurtit në krye të shtetit, fatkeqësi

Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është anti-amerikan.

“Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është anti-amerikan. Ka arrit që edhe militantët e tij t’i bëjë anti- amerikanë”, tha Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Deklaratat e tij se ShBA është aleate e Kosovës, ajo i ka quajtur populliste.

Tahiri ka thënë se politikat e Kurit janë fëmijërore.

“Nëse dëshiron të mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga ShBA. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo.