Tahiri: Gabimi i parë i kësaj qeverie është se po e portretizon popullin si agresor
Tahiri ka thënë se megjithëse veprimet e Kosovës janë legjitime, ato nuk janë kredible dhe as nuk kontribuojnë në forcimin e subjektivitetit të shtetit.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të ketë politikë strategjike në raport me Serbinë dhe të mos bie pre e “gabimeve që Serbia është munduar ta shtyjë gjithmonë”.
Gabimi i parë, siç ka thënë ai, është portretizimi i popullit të Kosovës si agresor.
Tahiri, tutje ka thënë se gjendja në veriun e vendit ka ndryshime, por se nuk janë ndryshime të qëndrueshme.
Ai ka thënë se eksperimentimet e Qeverisë së Kosovës kanë rezultuar që bashkësia ndërkombëtare të ketë gjithëmonë ton kritik ndaj shtetit.
Deputeti i AAK-së ka theksuar se duhet një komunikim strategjik me partnerët tanë, të cilët i sheh si “kombëtarë” që luftuan për Kosovën nga ajri.

