Tahiri: Skandaloze, rezoluta 1244 pjesë e statutit të Asociacioni

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas publikimit të një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përmbajtja e këtij draft-statuti nuk është konfirmuar ende. Megjithatë, ish-kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur “skandaloz” përmbajtjen e draftit të Asociacionit të publikuar.

Tahiri ka shkruar se “Kosova shtet i UNMIKUT, sipas Kurtit“.

“Kosova shtet i UNMIKUT sipas Kurtit, Rezoluta 1244 pjesë e statutit të Asociacionit, Skandaloze, e paparanueshme“, ka thënë ajo.