Tahiri: Tarifa mbi 800 kwh është plaçkitje
Deputeti Abelard Tahiri ka ftuar kolegët e tij që ta votojnë Rezolutën e PDK’së për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe heqjen e bllok tarifës.
Tahiri ka bërë një krahasim të çmimit të rrymës që e blen KESCO dhe çmimit që u faturohet konsumatorëve, raporton Express.
Sipas tij, kjo është plaçkitje dhe se duhet të kundërshtohet në secilin variant.
“Prandaj, kolegë deputetë është e papranueshme me vazhdu edhe në vitin 2024 me pagu fatura të tilla të energjisë elektrike, kur nevoja për import ka qenë vetëm 5 përqind. 95 përqind e energjisë elektrike është prodhuar nga prodhimet vendore. Në anën tjetër, çmimi shkon deri në pësëqind për qind në tarifën e lartë mbi 800 kwh, kjo është e papranueshme. Duhet ta kundërshtojmë. Nuk mundemi me leju me u gjobit në forma të tilla. Kjo është plaçkitje”, ka thënë Tahiri.

