Tahiri: Veriu rrezikon të kthehet në protektorat ndërkombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar shpjegime nga Qeveria e Kosovës për shtimin e prezencës së EULEX-it në veri të vendit.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se shtimi i kësaj prezence mund ta kthej veriun e vendit në protektorat.
NE qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, vendosem policine shteterore ne veri dhe kufirin verior, vendosem institucionet e drejtesise dhe te tjera, ndersa i shuam strukturat paralele serbe. Eshte urgjente te mbrohet veriu dhe ti rikthehet sovraniteti shtetit te Kosoves ne veri”, ka shkruar ajo.


 
 
 
						 
						