Tajlandezët ngjiten në tela për t’i shpëtuar përmbytjeve pas reshjeve të dendura
Në qytetin Hat Yai (provinca Songkhla, Tajlandë), uji i përmbytjeve është ngritur në 1.5–3 metra.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuim të plotë të banorëve dhe turistëve.
Trafiku është paralizuar, disa zona janë të pakalueshme për ekipet e shpëtimit dhe ekziston rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe përmbytjeve të mëtejshme për shkak të reshjeve të dendura që vazhdojnë.
Përmbytjet e rënda kanë goditur dhjetë provinca jugore të Tajlandës, duke prekur mbi dy milionë njerëz – situata më e keqe në 25 vitet e fundit.
Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive raportoi se dhjetë provinca janë prekur, me Hat Yai në provincën Songkhla si zona më e goditur, sipas The Nation.
Ekspertët lokalë theksojnë se reshje me këtë intensitet nuk janë regjistruar në 300 vjet të vëzhgimeve sistematike./telegrafi/

