Taksisti grabitet nën kërcënimin me thikë

Një shoferi taksie në Lipjan i janë marrë 17 euro si dhe një celular nga njëri prej pasagjerëve. Grabitja është bërë nën kërcënimin me thikë.

GRABITJE: Lipjan 06.10.2020 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer, njëri nga ta, nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular. Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, thuhet në njoftimin e policisë.