Taksisti ua grabit telefonat dhe më pas i plagos me armë zjarri dy të huaj

Shoferi i një taksie në Prishtinë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy shtetas të huaj pasi fillimisht ua grabiti telefonat, raporton Mediafokus.info.

Sipas policisë, viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Prishtinë 24.10.2020 – 13:30. Raportohet se dy meshkuj shtetas të huaj kanë informuar se vozitësi (i pa njohur) i një taksi, ju ka grabitur telefonat mobil dhe më pas me armë zjarri i ka plagosur të dy viktimat. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh./Mediafokus.info/