Tani mund të aplikojnë për vaksinim edhe personat 55+

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot terminet për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi moshën 55 vjeç.

Mundësia për vaksinim do t`u jipet edhe atyre personave që kanë nevojë për udhëtim jashtë vendit, nëse është kusht hyrja në shtetin mikpritës.

Njoftimi i plotë:

Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:

• Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

• Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

• Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

• Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.