Tarzani, jetoi në xhungëll, vdiq nga aeroplani
Mediat amerikane kanë raportuar se aktori Joe Lara, i njohur nga seriali ‘Tarzan’ ka humbur jetën në moshën 58-vjeçare së bashku me gjashtë pasagjerë të tjerë në një aksident ajror në shtetin e Tenesit në SHBA.
Aeroplani Cessna C501 u zhyt në Liqenin Percy Priest pranë qytetit Smyrna, pak pasi u ngrit nga Aeroporti Rutherford Country i Smyrna-s rreth orës 11:00 të mëngjesit, të shtunën afër Nashville, sipas mediave lokale.
Së bashku me aktorin ishte dhe gruaja e tij, Gwen Shamblin Lara.
‘Tarzani’ luajti edhe në filmat aksion, si Sunset Heat, American Cyborg, Steel Warrior, Final Equinox dhe Doomsdayer.

