Taulant Kryeziu do ta zë ulësen e Bulliqit në Parlamentin e Kosovës
Zgjedhja e Shpejtim Bulliqit për kryetar të Komunës në Podujevë e obligon atë të lirojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Kosovës, ku ishte deri tani si përfaqësues i LVV.
Ulësen e tij, sipas renditjes së kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhjet nacionale, pritet ta zë deputeti Taulant Kryeziu, i cili ka marrë 6870 vota nga qytetarët e Kosovës.
Taulant Kryeziu është i lindur me 21 korrik 1985 në Prishtinë. Ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Është vlerësuar me çmimin ‘student i dalluar’. Ka magjistruar në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (LSE).
Në grupin e deputetëve të LVV mungon edhe Rexhep Selimi, i cili është marrë nga Gjykata Speciale në Hagë, por ai nuk është zëvendësuar tani për tani.

