Tavani i çmimit të naftës për sot – 1.74 euro
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar për limitin e lejuar të çmimit të derivateve për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, i benzinës 1 euro e 61 centë, derisa i gasit 78 centë.
Krahasuar me çmimet e djeshme, çmimi i naftës ka mbetur i njejtë, derisa benzina është liruar për 2 cent.

