Tayna prezanton për herë të parë mashkullin e jetës së saj

Rep-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala, e njohur me emrin artistik Tayna është shumë e mbyllur sa i përket jetës private dhe familjes, të cilën e mban larg famës së saj.

Por, sot kur babai i saj ka ditëlindjen, ajo ka ‘’lëshuar pe’’ duke na postuar një fotografi të tij.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të babait, duke e prezantuar kështu me ndjekësit, e duke e quajtur mashkullin më të rëndësishëm në jetën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”, ka shkruar Tayna.