Të burgosurit rusë rrihen si kafshë dhe vdesin nga kushtet e këqija (VIDEO)
Pamje tronditëse vijnë nga Yaroslavl IK-1 i Rusisë, ku të burgosurit keqtrajtohen, rrihen dhe lihen të vdesin në kushte çnjerëzore. Në një publikim të fundit, të gazetave opozitare ruse, kanë dal pamje të tmerrshme se si rrihen të burgosurit nga gardianët deri në vdekje.
Një shtetas i Gjerorgjisë, Vazha Bochorishvili, vdiq pasi u rrah aq brutalisht nga gardianët e burgut, duke i shkaktuar gjakderdhje të mëdha, shkruan Ballkani.info.
Bochorishvili u rrah aq shumë sa iu lëshua gjakderdhja e madhe, që mjekët e burgut nuk arritën t’ia ndalin, duke e dërguar në spital. Por, të burgosurit i duhej një transpalt mëlçie si shkak i torturave, dhe për një shtetas të Gjeorgjisë kjo ishte e pamundshme të ndodhte në Rusi.
Shumë rusë janë ankuar për këto tortura nëpër burgje, por asnjëherë autoritetet nuk kanë ndërmarr asnjë hap për t’i hetuar pretendimet.
Një tjetër shtetas rusë, Andrei Ivanov, u torturua nga 15 gardian që e goditën me shkopa gome duke e shtrirë në një tavolinë dhe duke e mbajtur për të mos lëvizur. Ai dëgjohet në video duke klithur për vdekje dhe duke i lutur për mëshirë.
Ivnov pasi u lëshua nga burgu qëndroi për dy muaj në spital dhe kurrë drejtësia ruse nuk i mori parasysh pretendimet e tij. Për torturat e të burgosurve në burgun Yaroslavl IK-1, u dokumentua më pasë nga shumë agjenci të ligj zbatimit, por që drejtësia ruse heshti. Por presioni më i madh erdhi nga Gjykata Evropiane, që kërkoi të hapte cështje hetimi pasi kishin vdekur dy persona nga torturat në këtë burg.
Gjykata Evropiane vendosi për këtë çështje, duke e detyruar Rusinë të kryejë një ekzaminim mjekësor të të burgosurve dhe të informojë gjykatën për rezultatet e saj. Dhe rezultati ishte shqetësuese, njerëzit në burgjet ruse po rriheshin si kafshë. Zëvendësministri i Drejtësisë së Rusisë, Andrei Fedorov raportoi në Strasburg se ishte kryer një ekzaminim mjekësor dhe ishte caktuar një inspektim në këtë burg.
Kreu i atëhershëm i këtij burgu, Aleksandr Chirva, “u tërhoq” nga menaxhimi i mëtejshëm i institucionit korrektues. Ai shkoi me pushime dhe nuk u kthye më kurrë, por që nuk kishte asnjë pasojë ligjore për të, pavarësisht rezultateve të inspektimit që dolën se të burgosurit po torturoheshin si kafshë.
Pas shumë presioneve, prokuroria nisi një hetim, por vetëm 4 nga gardianët u gjykuan duke u dënuar me kusht. Për familjarët e të torturuarve kjo nuk është drejtësi, por vazhdim i torturës.

