Te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, pritjet e mërgimtarëve zgjasin deri në 45 minuta
Me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, janë rritur edhe pritjet në pikat kufitare.
Ndonëse për disa ditë me radhë pritjet ishin mbi tri orë në disa prej pikave kufitare, tani situata raportohet të jetë më qetë.
Më së shumti mërgimtarët po presin te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, deri në 45 minuta.
Në Bërnjak po presin deri në 30 minuta ndërsa në Jarinjë 20 minuta.

