Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në dy orë

Deri në dy orë pritje shkojnë pritjet për të hyrë në Kosovë mëngjesin e sotëm përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet shkojnë deri në gjysmë ore.

Aktualisht nuk ka shumë kolona nëpër pikat kufitare tjera të Kosovës dhe më e ngarkuara, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është pikëkalimi te Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10-15 minuta.