“Të dua, por si motër”, Fifi bën gati valixhet për të dalë nga shtëpia
Që në javën e parë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Fifi shprehu hapur pëlqimin për Granit Canën.
Afrimitetin e dyshes e vunë re të gjithë banorët e tjerë, por mendonin se mes tyre nuk mund të ketë më shumë se shoqëri.
Kjo sepse sipas tyre ish-futbollisti nuk e shihte me të njëjtin sy këngëtaren. Fifi nga ana tjetër diskutonte dita-ditës se si do ta puthte Granitin, por gjërat mes tyre kanë marrë një drejtim tjetër.
Mbrëmjen e djeshme, Graniti i vendosi pikat mbi “i” këtij muhabeti. Teksa ishin në dhomën e gjumit duke diskutuar me Ilir Shaqirin dhe Sabianin, Cana nisi t’i fliste Fifit për ndjenjat e tij.
Ai i tha se e do shumë si person, por nuk mund ta shoh dot më shumë se kaq. Për këtë arsye nuk dëshiron që të vazhdojnë aludimet se mes tyre mund të lind një histori dashurie.
Këtë deklaratë këngëtarja nuk e ka pritur aspak mirë dhe menjëherë pas bisedës, vendosi që të mos komunikonte më fare me Canën.
Granit Cana: Të kam shumë për qejfi, të du shumë, shumë si person, por thjesht…
Fifi: Si motër…
Granit Cana: Jo, Jo… (Fifi çohet dhe shkon në krevatin e saj, Graniti e ndjek nga pas). A mundesh me vazhdu të lutem.
Granit Cana: Pse bën kështu?
Fifi: Hape krahun, s’kam punë me ty e ke bllok. Ditën e mirë, natën e mirë! Më lë rehat! (Graniti çohet dhe largohet)
Pas kësaj përgjigjeje, Graniti u shfaq i shqetësuar, sepse Fifin e kapi ankthi. Për më tepër, ajo tentoi të bënte gati valixhet për t’i dhënë fund kësaj eksperience, por ishte Iliri ai që u mundua ta qetësonte.

