Të gjithëdijshmit e facebook -ut
Lirie ALIU
Ata i gjen kudo, tek blogu qeveritar, partiak, blerje, show bizz, gatojca, e ku jo.!?..përjashto komentet përkrahëse dhe komentet me kritika që zënë vend.
Ata janë njerëzit ndërmjetës që nuk respektojnë kufijtë dhe që marrin të drejtën të veçojnë jetën tuaj dhe të pretendojnë se janë ekspert në të.
A mund ta imagjinoni se sa e ngatërruar dhe jofunksionale duhet të jetë jeta e tyre, për t’u fokusuar në jetën tuaj dhe në çdo gjë të vogël që bëni?
Së dyti ata kanë kohë me bollëk…
Njerëzit që janë ndërhyrës në çdo çështje mbajnë çështje të pazgjidhura dhe konflikte brenda vetes.
Ata thjesht nuk janë të lumtur apo të kënaqur me rrugën në të cilën është jeta e tyre.
Ata janë të mjerë, të hidhëruar, të pakënaqur, keqdashës, xhelozë dhe të urryer për këdo si ju që ka jetën e vet në ‘vijē’ dhe nuk ndihen mirë për vendin ku janë në jetë.
Ata ju ngacmojnë, fyejnë dhe tallen sepse kanë një stuhi dhe një betejë të ndezur brenda tyre.
Ata janë të pasigurt dhe dyshojnë se kanë atë që duhet për të pasur sukses
Andaj ju jeni thjesht një cak i përshtatshëm për shfryerje, por njerëzit kështu zbulojnë shumë për veten e tyre nga mënyra se si ju trajtojnë.
Tutje, kjo nuk ka të bëjë me ju.
Në mes të të gjitha “juve”, në mendjen e tyre e mendojnë për atë si “unë”.
Për shembull, kur dikush thotë: “Ti je një shkrimtar i tmerrshëm”, kuptojeni drejt atë ashtu siç po rrëfen se ai në realitet është një shkrimtar i tmerrshëm dhe mos lejoni që njerëzit e vegjël me mendje të vogla të hyjnë në kokën tuaj dhe t’ju ngatërrojnë.
Ata sillen si budallenj sepse janë budallenj ajo shihet nga gabimet drejtshkrimore, expliciteti dhe vullgarizmi.
Ata veprojnë ashtu sepse janë injorantë. Ata veprojnë keq sepse u mungon disiplina dhe struktura në jetën e tyre.
Përfundimisht ata komentojnë pa ndonjë qëllim të vërtetë.
Atyre u mungojnë aftësitë e rëndësishme të vetëdijesimit për të parë dhe kuptuar se sjellja e tyre është e ulët, joklasike dhe jo dinjitoze, aq dinë aq bëjnë.
Nuk u pëlqen vendi ku janë në jetë. Ata e kanë lënë jetën t’i thyejë dhe t’i kthejë në njerëz të hidhur që synojnë të shkatërrojnë të tjerët dhe të ndihen superiorë në krahasim, nuk janë kurrë të kënaqur dhe u pëlqejnë fjalëmundjet.
Ata nuk janë të interesuar të ndihmojnë veten ose të përballen me ato të vërteta që po i bëjnë të sillen si budallenj injorantë.
Njerëz të tillë nuk e meritojnë përgjigjen tuaj ose kohën dhe vëmendjen tuaj. Disa njerëz rriten biologjikisht, por emocionalisht dhe mendërisht mbeten prapa.
Të jesh më i vjetër nuk do të thotë gjithmonë të bëhesh më i zgjuar dhe më i mençur. Por edhe pse je në moshë të rinisë nuk ke gjithmonë të drejtë, duro se ndoshta e ke gabim!
Mëso rrethin tënd, edukohu dhe mos komento veç pse ke leje komentimi.
Profesori i shkencave të komunikimit, amerikani Kliford Christians, shkruan: “Sikurse që mbijetesa njerëzore varet nga mbrojtja dhe kujdesi për natyrën, në të njëjtën shkallë kërkohet një ‘ekologji e kulturës’ (ku bëjnë pjesë edhe mediat), një përkujdesje dhe një mbrojtje e saj”.
Christians guximshëm fajëson dhe gjykon opinionin publik për përgjegjësi kolektive.
Asgjë personale miq, por si brengë nga ajo që shoh në rrjete sociale!

